“Nuk mendoj se është llapsus a rastësi deklarata e kryeministrit. Unë mendoj se është një strategji e kryeministriti, i cili urdhëron ministrat për të nxjerrë deklarata të tilla si ballon prove, që të normalizohet si temë dhe pastaj del me demante boshe. Është pjesë e strategjisë për të demontuar Marrëveshjen e Ohrit”, theksoi Bujar Osmani, kandidati i AKI për Çairin dhe njëherit nënkryetar i BDI.
Sipas tij, ajo që është tronditëse është heshtja e VLEN-it ndaj një veprimi të tillë të rrezikshëm, ndaj hapjes së këtij debati të rrezikshëm dhe qëndrimi në prehërin e VMRO-së edhe përkundër asaj se po shihet se ka plan për të demontuar MO.
“Shqiptarët nuk do të lejojnë demontimin e MO, nuk do lejojnë zhbërjen e statusit të tyre shtetformues dhe shndërrimin në pakicë, kthimin e majorizimit. Ky veprim na ka gjet të bashkuar, siç jemi sot, por do na gjejë të bashkuar në parandalime. I ftoj edhe qytetarët maqedonas edhe ata turk, romë e boshnjakë, që të mos lejojnë një qeveri kleptokratike, të veshur me petkun e nacionalizmit të bëjnë veprime të cilat do të rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe perspektivën europiane të qytetarëve. Nuk do lejojmë prekjen e MO-së. Është në kundërshtim të drejtpërdrejt edhe me urdhërin ekzekutiv të presidentit te SHBA-së, i cili e vlerëson si interes anti amerikan prekjen e MO-së. Dhe kjo deklaratë, që unë mendoj, është e porositur nga KM se nuk mundet ministri të jep deklaratë në kokë në vete.
Është e porositur nga KM, që ai pastaj të del të demanton, por të bisedohet kjo temë dhe të normalizohet, sikur që ishte me balancuesin, me gjuhën shqipe, me mosrespektimin e vulnnetit të qytetarëve, dalë ngadalë, brenda një natë të vijë vendimi … nuk kalon. Besëlidhja, AKI është formuar për këtë qëllim. Prandaj zgjedhjet e ardhme nuk janë vetëm zgjedhje lokale, janë referendum, për të ruajtur barazinë, MO, perspektivën europiane dhe nuk do të lejojmë të shndërrohemi në pakicë të majorizuar siç ka qenë para vitit 2001”, theksoi Osmani.(INA)