Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot deklaroi se në vijim janë bisedimet për plotësimin e vendeve të zbrazura ministrore dhe se nuk do të ketë rikonstruim më të madh të Qeverisë. “Mendoj se axhenda kuvendore nuk lejon çfarëdo qoftë shqyrtimi të propozimeve të reja deri më 25 dhjetor, kështu që këto ditë do të shfrytëzohen për konsultime shtesë lidhur me këtë çështje. Të paktën sipas asaj që është biseduar sot, nuk pres të ketë rikonstruim më të gjerë të Qeverisë, por parimisht plotësim të vendeve të zbrazura pas zgjedhjeve lokale”, theksoi Osmani, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik dhe teknik me Republikën Popullore të Kinës.
Data 25.08.2026
Aktuale
- “Imazhi i qeverisë është shkatërruar”, Analisti: Në PS, të gjithë e dinë se nuk ecet më me Ramën! Protesta duhet të prodhojë mosbindje civile për largimin e tij
- Zjarri në Bojanë vihet nën kontroll, flakët vijojnë në malin e Kitkës
- Ishte fshehur në ushqime, gjendet kokainë dhe hashash te burgu 313
- Dija që kapërcen kufijtë kombëtarë
- Gjenocidi në Gaza vazhdon: 73,431 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite që nga tetori 2023
- Loja e madhe shpërblyese e UNI-Bankës dhe Mastercard – “Paguaj dhe hyr në lojë”!
- Miteva: Qeveria miratoi shportën shkollore, çmimet e materialeve shkollore ulen deri në 15 për qind
- (VIDEO) Zgjedhjet e parakohshme: LSDM akuzon Mickoskin për destabilizim, ai i përgjigjet opozitës


