Dy muaj para skadimit të afatit të planit plani 3-6-9 për reformat në vend, zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, prezantoi përparsitë dhe ngecjet sa i përket realzimit të këtij plani. Ai u shpreh se nuk mund që të përcaktohet përqindja se sa prej masave janë realizuar, për shkak të dallimeve kualitative të masave. Mirëpo, sipas Osmanit, pjesa dërmuese e tyre janë realizuar, ndërsa aty ku ka ngecje, është rezultat i mungesës së konsensusit politik ndërmjet partive politike, gjegjësisht mungesës së deputetëve të opozitës në Kuvend për votimin e disa prej ligjeve më sensitive.
Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane
“Kemi edhe dy muaj afat për të realizuar masa. Në këtë periudhë, shtyllat kryesore kanë qenë reforma në gjyqësor, reforma në shërbimet e inteligjencës, reforma në administratën publike, Marrëveshjen e Ohrit, media, lufta kundër korrrupsionit, kundër migrimit, sektorit civil e kështu me radhë. Pjesa dërmuese e masave janë të realizuara. Aty ku kemi ngecje, është si rezultat i mungesës së konsensusit politik, nëpërmjet partive politike. Kryesisht sa i takon miratimit të ligjeve, që janë pjesë e reformës së gjyqësorit, ose kërkojnë dy të tretat, ose ka edhe prej tyre që nuk kërkojnë shumicën e kualifikuar”.
Zëvendëskryeministri Osmani tha se pjesën 6 dhe 9 të planit 3-6-9 e kanë grupuar në një pako reformash, e cila përfshin periudhën nga përfundimi i zgjedhjeve lokale deri te publikimi i raportit të rregullt të KE-së, respektivisht deri në prill. Osmani sqaroi se cilat prej reformave duhet të bëhen për kohën e mbetur, deri në skadim të afatit.
Bujar Osmani, Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane,
“Sa i përket ligjit të gjuhëve, presim që ditëve në vijim edhe këtë ligj ta fusim në kategorinë e gjelbërt, ose masave të realizuara nga plani 3-6-9…Për momentin nuk kemi sukses te ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, mirëpo kemi paralajmërime se mund të kemi vullnet të mirë, sa i takon ligjeve për reforma në shërbimet e inteligjencës dhe eventualisht ligjeve të tjera që kërkojnë 2 të tretat, por nuk dua të prejudikoj në këtë drejtim”.
Sa i përket reformave për tre mujorin e parë, ai tha se 90% të masave janë realizuar. Këto reforma përfshinin periudhën prej lansimit të planit deri në organizmin e zgjedhjeve lokale dhe kishin dy qëllime, krijimin e kontekstit dhe klimës politike për mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike si dhe krijimin e parakushteve dhe platformës për realizimin e reformave thelbësore.
https://www.youtube.com/watch?v=xowBDXVJgIg