Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ka folur sot për tensionimin e marrëdhënieve ndërmjet Shkupit dhe Beogradit.
Ai ka thënë se Republika e Maqedonisë zhvillon marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet nga rajoni. “Mendoj se Qeveria e re e tregoi këtë dhe ndërmarrim aktivitete intensive që të zgjidhim çështjet e hapura me fqinjët dhe jo të hapim të reja”, tha Osmani.
I pyetur nëse sjellja e Serbisë është e lidhur me paralajmërimet për kandidimin e Kosovës për pranimin në UNESKO, Osmani u përgjigj se nuk duhet që të spekulohet lidhur me arsyet. Osmani tha se në komunikim me autoritetet e Kosovës është marrë informacion se momentalisht Prishtina aspak nuk ka aplikim për pranim në UNESCO.

