“Është një nder i jashtëzakonshëm për mua të vizitoj vendprehjen e përjetshme të Nënë Terezës. Shtëpia ku ajo kaloi 47 vjet simbolizon një jetë të kaluar në shërbim vetëmohues, duke na frymëzuar të përqafojmë trashëgiminë e saj të dashurisë dhe dhembshurisë”, shkroi ministri i Brendshëm Bujar Osmani në rrjetet sociale pasi vendosi lule në prehjen e saj të përjetshme në Kalkuta të Indisë.
Osmani ia kushtoi një pjesë të fjalimit të djeshëm edhe Nënë Terezës, duke theksuar se pavarësisht largësisë, India dhe Maqedonia e Veriut janë të lidhura ngushtë me Nënë Terezën.
“Edhe pse të largëta gjeografikisht, dy vendet tona janë të lidhura ngushtë nga trashëgimia e një gruaje tepër të fortë, Nënë Tereza, një shqiptare nga Maqedonia e Veriut, e cila kreu misionin e saj fisnik këtu në Indi, duke u shërbyer atyre në nevojë me dashuri dhe përulësi. Ajo është fituese e çmimit Nobel dhe një simbol botëror i bamirësisë dhe humanizmit”, tha Osmani në Këshillin Indian për Çështje Ndërkombëtare në Nju Delhi.