Zëvendës kryeministri për Çeshtje evropiane, Bujar Osmani në emisionin Click Plus në televizionin 21, ka theksuar se ka asnjë shkelje të proderuave ligjore me miratimin dhe votimin e LIgjit për gjuhët sot në Kuvendin e Maqedonisë.
“Ligjet e miratuara, siç ishte ligji për gjuhën mund të ndryshohen me propozim ligj për ndryshimin e ligjit, kurse jo me amandamente. Në fazën e tretë nuk ka pasur hapsirë kushtetuese për propozim të amandamenteve, dhe se kryetari i Parlamentit nuk ka bërë asnjë thyerje apo shkelje të procedurës në këtë drejtim”, theksoi Osmani, njofton TetovaSot.