Hadi Osmani, ish kandidati i LSDM-së për të parin e Komunës së Likovës ka demantuar zërat se ai ka dështuar në komunën e tij.
“Unë jam krenar që arrita ta sjellë shtetin në Komunën e Likovës. Bëra hapin e parë që kjo rrethinë të jetë më e hapur dhe më pragmatike në politikbërje. Përkrahja ndaj meje si personalitet, por edhe përkrahja ndaj LSDM-së nga shqiptarët është dëshmi se shoqëria jonë po hapëron drejt. Prandaj, unë ndjehem fitues moral i zgjedhjeve”, tha Osmani.