Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani përmes kumtesës i përgënjeshtron, siç thotë spekulimet e shfaqura nga ana e Aleancës për Shqiptarët dhe zëdhënësi i saj, në të cilat përmendet emri i tij si pjesë e një bisede telefonike e incizuar në mënyrë ilegale.
“Fillimisht dua ta informojë opinionin se, bëhet fjalë për spekulim, shpikje dhe lajm të rremë. Nuk kam qenë i përfshirë e as nuk kam marrë pjesë në aktivitete të cilat i përmend Aleanca dhe zëdhënësi i saj, e unë nuk jam ai që përmendi në incizimin e rremë. Ky lajm tërësisht i rremë ka për qëllim ta rrënojë kredibilitetin tim politik, si udhëheqës i integrimeve evropiane në vend, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e periudhës, paraqet dëm që i shkaktohet edhe vendit”, thekson Osmani.
Zëvendëskryeministri bëri thirrje të lartpërmendurve që brenda 24 orëve te ardhshme, në tërësi ta tërheqin potencimin e rrejshëm të emrit tim dhe të kërkojnë falje për dëmin e shkaktuar, në të kundërtën, do të ndërmarr të gjitha masat juridike të cilat janë në dispozicion dhe të gjitha këto pohime të mijat do ti parashtroj para organeve gjyqësore. .


