Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Bujar
Osmani sot në Bruksel do të marrë pjesë në mbledhjen e trembëdhjetë të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim (KSA), me të cilën do të kryesojë ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, ndërkaq do të bashkëkryesojë përfaqësuesja e lartë dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Frederika Mogerini.
Në takim, si përfaqësues i Komisionit Evropian, do të marrë pjesë edhe komisioneri për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han.
Zëvendëskryeministri Osmani në takim pritet ta elaborojë Planin 3-6-9, përbërjen e tij, zbatimin e tij dhe efektet e pritura, si dhe t’i përsërisë angazhimet e Republikës së Maqedonisë për mbylljen e të gjitha çështjeve politike dhe heqjen e të gjitha pengesave për riaktivizimin e procesit eurointegrues.
Do të kërkohet edhe mbështetje konkrete për reformat, si dhe mbështetje për sigurimin e hapave konkrete nga ana e Bashkimit Evropian të cilat më qartë do ta reflektonin dukshmërinë e perspektivës
evropiane të Maqedonisë
Data 15.09.2025
Aktuale
- Toshkovski: Do të ketë kallëzime për çdo krim ekologjik që dëshmohet
- Skema piramidale e XUEX/ I riu nga Librazhdi rrëfen si u ‘peshkua’ nga mashtrimi online, humbi 1000 dollarë
- VLEN: Ministri i BDI-së, Naser Nuredini, dha lejen për depon e Trubarevës
- Punonjës hoteli dhe trafikant droge, 24-vjeçari shqiptar kapet duke e shpërndarë me biçikletë! Kokaina e fshehur në çorape dhe Airpod
- Modriç bëhet mesfushori më i vjetër që shënon gol në Seria A, kush janë 40-vjeçarët e tjerë që kanë tundur rrjetat para tij
- Imrane Veliu Aliu kandidate për këshilltare në Çair: Do të jem zëri i qytetarëve në organet vendimmarrëse
- BDI për Mexhitin: Nga nënkryetar i Ali Ahmetit, përfundoi në zëdhënës të Mickoskit!
- Grabitje në Finiq, dhunohen dy të moshuar brenda banesës së tyre