Alsat 2019-04-07T17:08:26+02:00
Misioni i OSBE/ODIHR i cili vëzhgon fushatën për zgjedhjet presidenciale në raportin e parë për periudhën 11 mars deri më 2 prill thekson që ende nuk është vepruar sipas disa rekomandimeve të tyre paraprake. Në mesin e vërejtjeve ODIHR përmend kufizimin e të drejtës për të qenë i zgjedhur, analizat e hollësishme të raporteve periodike për financimin e fushatës dhe kufizimet ligjore lidhur me dorëzuesit e ankesave. Misioni ka vërejtur edhe fillimin e aktiviteteve eloktorale para fillimit zyrtarisht të fushatës. “Para se kandidatët zyrtarisht të regjistrohen më 21 mars, ata ishin të përfshirë në fushatë siç ishin takimet me qytetarët, edhe pse ishin të vogla, si dhe intervista nëpër media. Siç parasheh Ligji, kandidatët e kanë ndërprerë fushatën pas regjistrimit të tyre formal, edhe pse partitë politike kanë vazhduar t’i prezantojnë programet e tyre, t’i kritikojnë rivalët e tyre dhe t’i mbështesin kandidatët presidencial pas të cilëve qëndrojnë”- thuhet në raport.
Loading…



