Organet kompetente duhet të garantojnë siguri për gazetarin Borjan Jovanovski i cili të ejten ishte sulmuar në një restorant në Shkup.
Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq, ka reaguar ndaj “valës së kërcënimeve dhe presioneve” ndaj gazetarëve në Maqedoni.
“Kërcënimet e fundit kundër mediave janë shumë shqetësuese. Mediat duhet të mbeten të lira nga kërcënimet me qëllim që të lejohen zëra të pavarur, kritikë dhe pluralistë në shoqëri. U bëj thirrje autoriteteve t`i hetojnë të gjitha këto sulme”- shkruan në deklaratë Mijatoviq.
Nga zyra e Mijatoviqit thonë se përfaqësuesja është në kontakt me misionin e OSBE-së në Maqedoni rreth rastit të sulmeve të ndryshme ndaj gazetarëve.
“Këto incidente vetëm e përmbushin atmosferën e mbytur mediale, ku para pak kohe pati arrestime dhe dënime penale të gazetarëve, emërtime të gazetarëve si agjentë të huaj dhe kërcënime me vdekje. Ky trend duhet të ndryshohet. Ndarja e dukshme në bashkësinë mediale i rritë këto probleme. Më shumë se kurdo nevojitet solidaritet më i madh mes gazetarëve”- shtoi Mijatoviq.