Gjykata pritet të japë sot masën e sigurisë për Ardian Çapja, i cilësuar si kreu i një grupi kriminal të Elbasanit.
Çapja u arrestua nga forcat RENEA më 29 mars, si organizatori dhe financuesi i vrasjes së Gentian e Nezir Beqiri, më 2012. Por masa e sigurisë ndaj tij nuk do të jepet në një ambient të zakonshëm të gjykatave, por në QSUT, ku Çapja ndodhet pasi shfaqi disa probleme shëndetësore.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet ku shihet se në spital mbërrin gjyqtarja e çështjes, Pajtime Fetahu dhe pak më pas saj, prokurorët Kreshnik Ajazi e Ridvan Sukaj.



