Organizata sindikale e prokurorive në vend paralajmëron se ndodhet në prag të kolapsit të plotë. Ata pretendojnë se puna e tyre nënvlerësohet, pagat janë të ulëta, dhe për shkak të gjithë kësaj përballen me largim të vazhdueshëm të stafit. Në një njoftim me shkrim, ata theksojnë se pika e ndritshme është ligji i ri për shërbimin e prokurorisë publike, i cili është në proces përgatitjeje, por gjithashtu theksojnë se as ai nuk përmban elementët kyç. Sindikata e punonjësve të prokurorive në gjithë vendin vendos tre kërkesa kryesore – pjesëmarrje e detyrueshme në negociatat për këtë ligj, miratimi i projektligjit të përgatitur nga grupi punues dhe rritja e pagave si dhe rregullimi i të gjitha elementëve në marrëdhënien e punës. Ata gjithashtu bëjnë thirrje që ligji për shërbimin e prokurorisë publike të miratohet pa shtyrje, me përgatitje urgjente të akteve nënligjore dhe heqjen e barrierave për fuqizimin e stafit të shërbimeve. /Alsat.mk
Data 22.03.2026
Aktuale
- PAMJE/ Aksident tragjik në Vlorë, humbin jetën dy drejtuesit e automjeteve, lëndohet një pasagjer
- Bujar Osmani kritikon VLEN-in: “Sa e sikletshme – deri ku kemi rënë?”
- Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
- VLEN: Ulja e TVSH-së për karburantet është masë konkrete në mbrojtje të qytetarëve
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën për përfshirje në korrupsion
- Protesta pa fjalime e opozitës! Qytetarët do të mblidhen para kryeministrisë! Të angazhuar 1500 efektivë policie
- (VIDEO) Shtetet e rajonit marrin masa për parandalim të krizës
- Shkup “Bit Pazar”: Personi i armatosur terrorizon, kryen një grabitje dhe dy tentativa brenda një ore


