Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar sot me kryetarët e degëve të partisë së tij në Klinë, Deçan, Pejë, Gjakovë e Junik.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se partia e tij është e mobilizuar për fitore, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se Dukagjini është kthyer në hartën e investimeve të mëdha.
Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:
Me kryetarët e Aleancës nga Gjakova, Peja, Klina, Deçani dhe Juniku, të mobilizuar për fitore në zgjedhjet që i kemi përpara. Gjatë kësaj periudhe të qeverisjes vepruese, Dukagjini është rikthyer në hartën e investimeve të mëdha. Mbështetja e fuqishme për projektin 100% shtet, është garancë për qëndrueshmëri dhe zhvillim dinamik të tërë Kosovës. /Lajmi.net/



