Deputetët opozitarë në Serbi e kanë vënë në cak të sulmeve presidentin serb Aleksandar Vuçiq për shkak të siç deklarojnë ata krijimit të krizës së paqenë me Maqedoninë, raporton agjencia Beta, transmeton SHENJA.
Ata e kanë krahasur tërheqjen e personelit diplomatik nga Shkupi me nisjen e të ashtuquajturit “treni rus”, i cili u nis nga Serbia, por u bllokua në kufirin me Kosovën. Sipas opozitarëve serbë, sjelljet e tilla të qeveritarëve serbë është një praktikë e pazakontë diplomatike.

