Formohet shumica në Këshillin e Qytetit të Shkupit. VMRO-DPMNE-ja përmes një komunikate ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për shumicë në Kuvendin e Qytetit të Shkupit bashkë me Aleancën për Shqiptarët-Alternativën dhe partinë E Majta.
– Advertisements –

VMRO-DPMNE | 18 |
E Majta | 4 |
ASH&AAA | 2 |
VMRO-DPMNE
“Shumica e re qytetare do të funksionin mbi parimin e bashkëpunimit konkret dhe projekteve konkrete programore të cilat janë me interes publik të popullit, posaçërisht në të mirë të banorëve lokal”.
Koalicionin për shumicën në Qytetin e Shkupit e konfirmuan edhe partia E Majta dhe koalicioni Aleanca dhe Alternativa. Në komunikatën e përbashkët të koalicionit potencohet edhe mbetja në opozitë e LSDM-së dhe BDI-së. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë shkurt se akoma është herët për ndarjen e pozicioneve dhe se për veprime konkrete do të pritet përfundimi raundit të dytë zgjedhor. Por nga LSDM-ja deklaruan se për shumicën në këshillin e Qytetit të Shkupit asgjë nuk ka përfunduar. Në të njëjtën kohë akuzuar partinë E Majta si degë të VMRO-DPMNE-së
“Sot u vërtetua se VMRO-DPMNE-ja dhe E Majta janë njëjte, diçka që e flasim prej kohësh. Sa i takon Këshillit të Qytetit të Shkupit, asgjë nuk ka përfunduar. Beteja në Shkup ndodh të dielën kur do ta shohim kush ka shumicë reale. Në Shuto Orizare do të ketë rivotim për këshillin dhe varësisht rezultatit mund të ndryshojnë numrat”– deklaroi Lubica Jançeva, Kryetare Këshillit në Qytetin e Shkupit.
Në zgjedhjet e 17 tetorit për këshilltarë në Qytetin e Shkupit, VMRO-DPMNE-ja siguroi 18 këshilltarë, LSDM 12, BDI 5, E Majta 4, ASH-AAA 2, Koalicioni “Të vendosur për ndryshime” 2 dhe dy të tjerë lista e pavarur e kryesuar nga Dragana Vellkova.
VMRO-DPMNE | 18 |
LSDM | 12 |
BDI | 5 |
E Majta | 4 |
ASH&AAA | 2 |
“Të vendosur për ndryshime” | 2 |
Dragana Vellkova | 2 |
Adrian Kerimi