LSDM: MASAT E REJA DO TË NDIKOJNË NË ZBUTJEN E KRIZËS
Opozita i ka quajtur të vonuara masat anti krizë të Qeverisë dhe jo produktive. Dy paritë opozitare Aleanca për shqiptarët dhe VMRO-DPMNE kritikuan shumicën se nuk mori parasysh propozimet e tyre për dalje nga kriza.
ALEANCA PËR SHQIPTARËT
“Fatkeqësisht, shumica parlamentare tregoi se nuk e ka me gjithë mend ndihmën për qytetarët dhe nuk tregoi gadishmëri për të pranuar amandamentet tona që do të mbronin nga shtrenjtimi i derivateve”.
VMRO DPMNE
“LSDM nuk e pranoi propozimin e VMRO-DPMNE-së për uljen e akcizës për derivatet e naftës për 50% që të ulej menjëherë çmimi i derivateve për 13 dhe 9 denarë, por ofroi një model të komplikuar që askush nuk e kupton dhe nuk garanton se do t’i kontribuojë uljes së çmimeve”.
E sipas mazhorancës, masat e miratuara do të mbrojnë standardin jetësor të qytetarëve dhe do të sigurojnë likuiditet të kompanive.
DARKO KAEVSKI•LSDM
“Me pakon prej 26 masave anti-krizë që peshojnë 400 milionë euro, ruajmë standardin e qytetarëve dhe ekonomisë dhe zbusim ndikimin e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike”.
Me ndryshimet e miratuara, produktet ushqimore bazë, si buka, mielli, qumështi, mishi, vaji, sheqeri, orizi dhe vezët, për të cilat deri më tani ishte pesë për qind TVSH, tashmë do të shiten pa TVSH, ndrësa për derivatet TVSH-ja nga 18% do të ulet në 10%. Për energjinë eletkrike TVSH-ja nga 18% në 5% do të mbetet deri në fund të vitit./KlanMacedonia/



