Opozita do të votojë “ kundër” për leximin e parë të propozim-ligjit për gjuhën shqipe që pritet të bëhet nesër (15 nentor). Gjatë debatit të sotëm, deputëtet e VMRO-DPMNE-së u kujdesën që përmes fjalimeve të tyre të tregojnë se ende kanë qëndrim të njëjtë sa i takon këtij propozim-ligji, pra se i njëjti është antikushtetues, por megjithatë kundërshtimi i tyre është më i vobektë në krahasim me leximin e zhvilluar para 23 shtatorit, shkruan Almakos.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, tha se propozimi ka elemente diskriminuese ndaj bashkësive të tjera, andaj tha se të njëjtat do të përpiqen t’i eliminojnë.
“ Ne do të votojmë “ kundër” nesër për leximin e parë dhe më pas do të propozojmë amandamente në fazën e rradhës përmes të cilave do të përpiqemi që të eliminojmë pjesët e këtij propozimi që nuk janë në përputhje me kushtetutën dhe do të pqërpiqemi të eliminojmë elementet diskriminuese ndaj gjuhës maqedonase dhe gjuhëve të bashkësive turke, boshnjake, rome, vllahe dhe serbe, për shkak se propozimi ka elemente diskriminuese si i tillë e poshtërsisht në pjesën e agjencisë dhe inspektoratit- deklaroi Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Nga ana tjetër, deputeti Xhevat Ademi, thotë se Ligji për Gjuhën Shqipe do të ndikojë në përmirësimin e raporteve mes etniteteve dhe të bashkëjetesës.
“ Ligji për Gjuhën Shqipe është nevojë për marrëdheniet mes qytetarëve shqiptar dhe maqedonas në Maqedoni, Ligji për përdorim zyrtar I gjuhës shqipe është përfitim jo vetëm për standartet demokratike, por edhe për klimën në vend dhe respektimin e ndërsjelltë”- tha Deputeti Xhevat Ademi.
Ivana Tufekxhiq, deputete e LSDM-së tha se qëllimi i deputetëve është të garajtojnë të drejtat e qytetarëve pa dallim se cilit etnitet i takojnë, pasi nga qytetarët paguhen pa caktuar se cili etnitet cilin deputet do të paguajë.
“Shpresoj që ky Kuvend do të dërgojë porosinë deri tek gjithë qytetarët se ne jemi këtu për t’i garantuar të drejtat e tyre pa dallim nga cila etni janë, cfarë gjuhe flasin dhe çfarë religjioni kanë. Në fund të ditës të gjithë ne paguhemi nga ata qytetarë dhe askush nuk mund ta caktojmë se nga cili qytetarë do të paguhemi”- tha Ivana Tufekxhiq, deputete e LSDM-së.
Pas leximit të parë propozimi do të kalojë në Komisionin juridiko-ligjvënës ku edhe vijon faza e amendamenteve proces i cili zgjat një javë.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montazh: Evi Shkopi
Almakos.com