GRUPI PARLAMENTAR I VMRO-DPMNE-SË KËRKON SEANCË URGJENTE!
Opozita insiston për ulje të akcizave të derivative të naftës dhe heqje të TVSH-së për një pjesë të produkteve ushqimore. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së kërkon seancë urgjente për masa ekonomike.
NIKOLA MICEVSKI, KOORDINATOR I GP TË VMRO-DPMNE-së
“Në secilin litër të derivateve, gjegjësisht për benzinë qytetarëve u vidhen nga 13 denarë, ndërsa për naftë 9,5 denarë, e gjithë kjo nga akciza të cilën nuk duan ta ulin. Ne tashmë 10 ditë I lusim me propozim masa të cilat I kemi dorëzuar, përse nuk pranohen, sepse vijnë nga opozita dhe VMRO-DPMNE ”
Aleanca për Shqiptarët akuzon qeverinë se po manipulon me qytetarët, theksojnë se vendi ynë nuk ka çmimet më të ulëta të derivateve, por pagën më të dobët mesatare. Nëpërmjet një ilustrimi ata sqarojnë se paga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut është 486 euro,në Bosnje 515, në Mal të Zi 527, në Serbi 634 dhe në Kroaci paga është dyfish më e lartë, apo 962 euro.
ALEANCA PËR SHQIPTARËT
“Për ta patur më të qartë vlerën e çmimit të derivateve dhe pagës mesatare kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut me një pagë mesatare neto mund të blihen 342 litra dizel, ndërsa në Bullgari 456 litra, në Sërbi 409 litra, në Greqi 655 litra dhe në Kroaci 656 litra dizel.”
Me kërkesë të njejtë edhe nga Lëvizja BESA, nga atje mes tjerash i propozojnë Qeverisë që të shpërndajë vauçerë për familjet, pasi siç theksojnë ata të ardhurat nëpër familje janë më të vogla se kostoja e shportës shpenzuese me nevojat bazë për mbajtjen e një familjeje.
ABDUSH DEMIRI, LËVIZJA BESA
“Çmimi i energjisë elektrike u rrit zyrtarisht me 15 përqind, çmimi i dizelit, benzinës dhe gazit tejkalon 30 përqind, ndërsa të ardhurat në një familje nuk kanë shënuar rritje as për së afërmi me shtrenjtimin e drejtëpërdrejtë që goditi xhepin e qytetarëve.”
Që të gjitha partitë opozitare akuzojnë qeverinë për keqmenaxhim në këtë situatë krize./KlanMacedonia/



