Video-incizimi që përdoret si dëshmi në rastin “Ryshfet” ku i akuzuar është kryeministri, Zoran Zaev, sot nuk do të shikohet në seancë publike edhe pse kështu u vendos në seancën e kaluar, transmeton Almakos.
Gjykatësi Darko Todoroski vendosi ta pranoj kërkesën e Zoran Zaev dhe avokatiti të tij, që video-incizimet të lëshohen në seancë ku do të jetë prezent edhe publiku, por në ndërkohë prokuroria e cila kundërshtonte ka kërkuar që ky vendim të bëhet me shkrim që të mund të ankohet në Gjykatën më të lartë.
Seanca paraprake në këtë lëndë u anulua për shkak se gjyqi nuk kishte mundësi teknike për prezantimin e këtij incizimi.Zaev dhe avokati tij, kishin kërkuar nga gjykata që mos përjashtohet publiku gjatë shfaqjes së video-incizimit në seancë, pasi sipas tyre vetëm me prezentimin në publik të tërë video-incizimit do të mundet që kryeministri të kthej një pjesë të humbur të nderit dhe reputacionit.
Në seancën e sotme do të dëshmojë biznesmeni Ivan Nikollov Saçevalliev, i cili deri tani konfirmonte se Zaev i ka kërkuar ryshfet deri sa ka qenë kryetar i Komunës së Strumicës.
Zaev është i akuzuar me arsyen se gjatë kohës që ishte kryetar i Strumicës ka kërkuar afro 160.000 euro nga biznismeni Ivan Nikolov Saçevaliev për legalizimin e tokës ndërtimore./Almakos

