Në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes”, janë çliruar nga terroristët fshatrat Mushejrfe dhe Dedat në Tal Abyad dhe Kishto në Ras Al-Ayn.
Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) bashkë me Ushtrinë Kombëtare Siriane (SNA) e filluan operacionin “Burimi i Paqes” kundër organizatave terroriste YPG/PKK dhe DEASH në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të eliminuar korridorin e terrorit në kufirin jugor.
Nga terroristët e YPG/PKK janë çliruar fshatrat Mushejrfe dhe Dedat në Tal Abyad dhe Kishto në Ras Al-Ayn.
SNA vazhdon kërkimet në fshatra ndërsa merr masa sigurie.
Fshatrat El Jabse dhe Tel Fander në Tal Abyad ishin çliruar më parë.