Ministria turke e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjithsej 399 terroristë janë neutralizuar gjatë operacionit antiterrorist “Burimi i Paqes”, që po zhvillohet nga Turqia në veri të Sirisë.
Bilanci i terroristëve të PKK/PYD/YPG-së të neutralizuar është rritur pasi me sukses vazhdon operacion “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat, thuhet postimin e ministrisë në Twitter.
Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.