Mundësit shqiptarë kanë shënuar sukses në një turne ndërkombëtar të zhvilluar në Bordeaux të Francë, duke fituar një medalje të artë dhe dy të bronzta.
Omer Memedi u shpall kampion në kategorinë 97 kilogramë, pasi dominoi garën dhe siguroi medaljen e artë me një fitore bindëse.
Ndërkohë, Trim Ismaili arriti të renditet në vendin e tretë dhe fitoi medaljen e bronztë pas tri fitoreve dhe një humbjeje gjatë turneut.
Edhe Muhamed Veseli fitoi medaljen e bronztë, po ashtu me tri fitore dhe një humbje. Sipas vlerësimeve nga ekipi i tij, në përballjen për finale pati një vendim të diskutueshëm nga ana e gjyqtarëve.
Paraqitja e tre mundësve u vlerësua si shumë e suksesshme, duke treguar nivel të lartë në mundje, disiplinë dhe përkushtim. Ky rezultat pritet të shërbejë si motivim për përgatitje edhe më intensive për garat e ardhshme ndërkombëtare.




