OKTA AD – Shkup, për herë të 16-të radhazi, ripohon përkushtimin e saj afatgjatë për veprimtari shoqërisht të përgjegjshme përmes mbështetjes së fushatas së Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit “Mendoni për ne”. Me rastin e vlerësimit të 16 tetorit, Ditës Botërore të Luftës kundër Urisë, iniciativa synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e luftës kundër këtij dukuje negative, si dhe të sigurojë ndihmë të drejtpërdrejtë për kategoritë e qytetarëve të cenueshëm shoqërorisht.
Brenda fushatas që do të zhvillohet nga data 16 deri më 22 tetor të këtij viti, kompania siguron mjete financiare për përgatitjen e paketave me produkte ushqimore, të cilat do të shpërndahen për familjet dhe personat që përballen me vështirësi shoqërore dhe ekonomike.
“Mbështetja e fushatës ‘Mendoni për ne’, për ne në OKTA përfaqëson jo vetëm një ndihmë financiare, por edhe një shprehje konkrete solidariteti dhe kujdesi për ata të cilëve ajo mbështetje u nevojitet më së shumti. Çdo paketë që arrin te qytetarët në rrezik shoqëror është një kujtesë se së bashku mund të bëjmë një ndryshim të vërtetë dhe të ndërtojmë një shoqëri ku solidariteti është një vlerë që të gjithë e ndajmë”, deklaroi Antonio Velkovski, kryetari i organizatës së Kryqit të Kuq në OKTA.
Fushata “Mendoni për ne” është pjesë e vlerësimit tradicional të Ditës Botërore të Ushqimit, një nismë që synon të nxjerrë në pah përpjekjet për uljen e urisë dhe varfërisë në nivel lokal dhe global.
Kompania, përmes kësaj nisme dhe bashkëpunimit afatgjatë me Kryqin e Kuq, tregon përgjegjësinë dhe përkushtimin e saj ndaj komunitetit dhe ripohon statusin e saj si partner i besueshëm i Kryqit të Kuq, duke kontribuar në mënyrë aktive në aktivitete humanitare, me fokus në mbështetje të drejtpërdrejtë, të cilat mundësojnë një cilësi më të lartë jetese për anëtarët më të prekshëm të komunitetit.