OKH Merhamet, ditë më parë ka organizuar iftar në qytetin e historik të Alfabetit – Manastir. Në një atmosferë vëllazërore, iftari u mbajt në ambientet e xhamisë “Hajdar Kadi”
Atmosferë e bukur nga iftari i organizuar nga OKH Merhamet në Manastir, në ambientet e Xhamisë Hajdar Kadi.
Në një mbrëmje të mbushur me vëllazëri dhe mirësi, besimtarët u mblodhën së bashku për të ndarë iftarin në një ambient të bukur dhe të organizuar me përkushtim. Të pranishëm në këtë iftar ishte edhe myftiu i Myftinisë së Manastirit, Amit ef. Rasimi.
Falënderojmë imamin e xhamisë, Mr. Xhavit Ramadan, për mikpritjen dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij organizimi.


