OKH Merhamet, në bashkëpunim me Ambasadën e Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka shpërndarë pako ushqimore si pjesë e një donacioni të dhuruar nga Qatar Fund for Development (Fondi i Katarit për Zhvillim).
Kjo iniciativë bamirëse u realizua në kuadër të projekteve të muajit të shenjtë të Ramazanit, OKH Merhamet, me mbështetjen e Ambasadës së Katarit, ka arritur të ndihmojë shumë familje me pako ushqimore që përmbajnë produkte themelore për të përmbushur nevojat e tyre ditore.
Ky projekt humanitar është një shprehje e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke pasqyruar vlerat e ndihmës së ndërsjellë dhe kujdesit për të tjerët.
OKH Merhamet vazhdon të jetë aktive në fushën e ndihmës sociale dhe humanitare, duke u përpjekur të lehtësojë jetën e atyre që kanë nevojë më të madhe.