Qytetarët dhe organizatat e tyre angazhohen për të drejta për drejtësi dhe dinjitet dhe përfshirja e tyre siguron mundësi që në mënyrë kolektive të tejkalohen sfidat. Kjo u tha mes tjerash në panel diskutimin “Ngushtimi i hapësirës për veprimotari të shoqërisë civili”, të organizuar nga “Civili” në bashkëpunim me fondacionin Hajnrih Bell. Profesori universitar, Nano Ruzhin, tha se instucionet në vend nuk funksionojnë në bazë demokratike por autoritare. Sipas tij, lideri ka shpërndarë paratë e qytetarëve së bashku me klikën e tij nëpër kompani të ndryshme ofshor por edhe përkrah dëshmive Prokurori Publik heshtë ndërsa PSP nuk është e fuqishme.
“Populisti autoritar përdor dy metoda, njëra është krijimin i kultit personal me emocione të impresionimit të turmave të cilat kohë pas kohe i përditëson por edhe i kontrollon. Ndërsa metoda e dytë është frikësimi për hakmarrje nëse veprojnë ndryshe”, ka deklaruar Nani Ruzhin, Profesor universitar.
Ndërkohë, drejtuesi i “Civilit”, Xhabir Deralla, tha se ata të cilët akoma janë në pushtet dhe kanë paratë ilegale, po keqpërdorin institucionet në mënyrën më vullgare dhe godasin ata të e luftojnë pushtetin, pra organizatat joqeveritare.
“Për këtë ne mund të presim sulm akoma më të madh në një të ardhme shumë të afërt. Mund të presim mbyllje të organizatave joqeveritare ndërsa nuk përjashtohen as atentate, apo fatkeqësi me sqarim shumë të mjegullt për opinionin. Dhe nuk mund të përjashtojmë mundësinë e situatave konfliktuoze më serioze. Për këtë arsye shoqëria civili për momentin ka përgjegjësi shumë të madhe”, ka thënë Xhabir Deralla, Civil.
Deralla më tej ka shtuar se OJQ janë ata të cilët do ta shërojnë këtë shoqëri me përkrahje të institucionit të vetëm të besuëshme për momentin, PSP.
Teuta Buçi /SHENJA/

