Artisti nga Maqedonia e Veriut, Zlatko Ohrigjanski që vepron në Tiranë ka bërë një krahasim mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe një sugjerim se qytetarët maqedonas çfarë duhet të përzgjedhin për të parë dhe shijuar bukuritë e atraksioneve turistike, përcjell INA.
Ja postimi i tij i plotë:
Dua të bëj një paralelizëm. Njerëzit tanë shpesh shkojnë në Selanik dhe kalojnë mirë, por vetëm pak veta e njohin qytetin në thellësi — përtej dy-tri rrugëve kryesore poshtë, pranë detit. Është një qytet plot sekrete dhe vende të bukura.
Me ndërtimin e Korridorit 8, rruga Shkup – Tiranë do të përshkohet për rreth 2 orë e gjysmë. Kjo do të jetë edhe një mundësi më shumë për të shkuar për kafe, drekë, muzikë dhe përjetime të reja.
Tirana ka gjithçka që ka Selaniku — por ka edhe diçka më shumë brenda: mirësi dhe gjerësi njerëzore.
Maqedonia e Veriut duhet të hapet ndaj të gjithëve. Nëse ndjek politika të mbyllura dhe të vjetruara si sot, rrezikon të dobësohet nga brenda vetvetiu”, shkruan Ohrigjanski që vitet e fundit ishte drejtor i Qendrës Kulturore të Maqedonisë së Veriut në Tiranë.(INA)


