Me 05.03.2019 në ora 13.30 në udhëkryqin nga rrugët “ 7 nëntori “ dhe “Bekir Aliriza” në Ohër, mopedi i tipit “Tomos Sprinter” pa targa regjistrimi, e drejtuar nga T.Sh.(71) nga fshati Velgoshti, Ohër, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë, transmeton Almakos.
Me veturën e Ndihmës së shpejtë, T.Sh. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Ohër ku nga lëndimet e shumta ka vdekur.
Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi i Stacionit Policor në Ohër. Me urdhrin e Prokurorit Publik trupi i të vdekurit është dërguar për obduksion.

