01 July
Turistët nga Kosova janë gjithnjë e më të paktë në Strugë. Në të kaluarën ishin të shpeshtë mysafirët nga atje, sidomos gjatë udhëtimit drejt Shqipërisë, por edhe pushimet verore i kalonin në disa kapacitete hoteliere në qytet. Por tani gjithnjë e më shumë shkojnë drejt bregdetit shqiptar përmes autostradës kombëtare që lidhë Prishtinën me Durrësin. Hotelierët janë optimistë se punët mund të ndryshojnë.
Struga para fillimit të verës kishte prezantim në panairin për turizëm në Prishtinë, që sipas autoriteteve lokale është e domosdoshme për kthimin e mysafirëve nga Kosova.
Edhe hotelierët thonë se numri i mysafirëve nga Kosova është ulur në mënyrë drastike, edhe pse theksojnë se janë konsumatorë të shkëlqyeshëm. Shkaqet për këtë thonë se më shumë kanë të bëjnë me infrastrukturën e keqe rrugore e cila çon drejt Ohrit dhe Strugës. Apelojnë të rritet promovimi i rajonit të Prishtinës dhe Tiranës me qëllim që të kthehen mysafirët e këtij tregu.
Miki Trajkovski

