Dhjetëra fëmijë nga Ohri për vetëm tri ditë kërkuan ndihmë mjekësore në repartin e fëmijëve në Strugë, pasi ai i Ohrit për shkak të mungesës së mjekëve pediatër tashmë punon vetëm si ambulantë. Por, për shkak të kapacitetit të kufizuar që disponojnë edhe në Strugë, prej vetëm 18 shtretër, do të jetë e vështirë të shërbehen të gjithë pacientët, paralajmërojnë mjekët. Po vjen një periudhë e gripit sezonal, ndërsa gjithnjë e më shumë i pranishëm tek popullata e re është Kovid 19.
– Advertisements –
“Fizikisht mund të jetë më e vështirë për ne, por fëmijët janë në pyetje, sigurisht që nuk do t’i lëmë pa përkujdesje. Edhe Struga është një rajon me shumë fëmijë. Edhe pa këtë kemi kapacitete të shtuara, si në ato gripa sezonale ashtu edhe në verë kur janë turistët. Kapaciteti ynë është gjithashtu i kufizuar fizikisht që të mund të përgjigjemi duke u ndërruar dhe duke punuar në Ohër”- deklaroi Nada Koloska-pediatre në spitalin e përgjithshëm në Strugë.
Nga spitali i Strugës thonë se do të tentojnë që të gjithë pacientët të ekzaminohen dhe shtrohen në spital.
Pediatrët nga Struga paralajmërojnë se ky qytet pas disa vitesh mund të përballet me të njëjtin fat si Ohri, nga gjithsej gjashtë pediatër, tre janë në pension, dy prej tyre shërbejnë në departamentin e neonatologjisë dhe kanë vetëm dy specializantë. Fundjavave ka vetëm një mjek kujdestar. Gjithashtu, në Strugë vijnë edhe pacientë nga Dibra.
Miki Trajkoski



