Me 05.02.2019 në ora 17.50 në rrugën Radojca Novicic në Ohër, traktori i tipit Landini pa targa e drejtuar nga F.D.(20) nga fshati Lakocerej i Poshtëm, Ohër, e ka goditur një biçikletë, e drejtuar nga C.K.(69) nga Ohri, pas së cilës e ka lëshuar vendin e ngjarjes, transmeton Almakos.
Nga goditja C.K. është lënduar rëndë dhe është dërguar në spitalin “Shën Erazmo”. Pas masave të ndërmarra është kapur shoferi F.D. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Ohër.