Alsat 2019-09-20T15:42:08+02:00
Tjegulla dhe trarë sot fluturonin nga një objekt i ndërtuar në mënyrë të paligjshme në Ohër, si pjesë e një aksioni të komunës për rrënimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, në përputhje me rekomandimet e UNESCO-s. E para që u godit ishte një shtëpi private në rrugën Marko Nestorovski, për të cilën u lëshua një ndalesë ndërtimi dhjetë ditë më parë. Disa punëtorë atëherë u arrestuan, por ndërtimi vazhdoi menjëherë pas një kohe të shkurtër. Aksioni i sotëm u krye nën sigurinë e fortë të policisë.
“Njëri nga të afërmit e investuesit të objektit, dukshëm i shqetësuar, tha se duhet të fillojnë rrënimin e objekteve në bregun e liqenit, jo shtëpitë brenda qytetit “.
Objektet dhe vilat po ndërtohen në qytet në vende të huaja, dhe askush nuk i sheh. Ata duan ta shkatërrojnë një të varfër dhe të thonë, do ta shpëtojmë qytetin, do t’i shkatërrojmë objektet ilegale. Kjo është një mafi dhe kjo mafi do të marrë fund. Mos mendoni se do të mbetet me kaq. Pa asnjë dëshmi, pa vendim, tridhjetë polic erdhën në mëngjes në lagjen tonë, sikurse ka terroristë në këtu. E gjithë rruga është e bllokuar”-pohoi Abdullah Juxhel, i afërm i pronarit të shtëpisë.
Ky njeri nuk e dinte nëse kushërira e tij, pronare e objektit që ndodhej aktualisht jashtë vendit, kishte ndonjë dokument.
Unë nuk e di, ata e dinë vetë këtë. Këtu ishte një shtëpi 450 vjeçare”-pohoi Abdullah Juxhel.
Nga Komuna e Ohrit thonë se sipas planit, në aksionin e prishjes, do të rrënohen paralelisht edhe objektet e ndërtuara pa leje, që janë në ndërtim e sipër, si dhe ato ndërtime pa leje, që janë përfshirë në regjistrin e objekteve tashmë të ndërtuara edhe atë në periudhën 2006-2009.
Në fillim, do të hiqen objektet, te të cilat nuk ka pengesa ligjore dhe aksioni i prishjes do t’i përfshijë të gjithë personat fizikë ose juridikë, të cilët kanë marrë vendim për heqjen e një objekti të ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe të cilët nuk i kanë zbatuar vendimet e lëshuara nga inspektorët e ndërtimit në Inspektoratin e Komunës së Ohrit”-thonë nga Komuna e Ohrit.
Alsat mëson se komuna tashmë ka dorëzuar më shumë se 400 vendime për rrënime, përfshirë platforma të paligjshme të pronarëve të objekteve hotelierike përgjatë bregut të liqenit. Në rajonin e Ohrit ka më shumë se 1.000 objekte të paligjshme, 409 prej të cilave janë në zonën e mbrojtur nga UNESCO.
Miki Trajkovski
Loading…




