2 Mars 2019 / 20:11
Me iniciativë të shoqatës së peshkatarëve “Shën Apostolli” – Ohër, është realizuar një aksion për pastrimin e kanalit Studençishta. Polumbarët e kyçur në aksion kanë nxjerr nga uji një numër të madh të gomave të makinave dhe mbeturinave të tjera. Kanali i cili është i lidhur me Liqenin e Ohrit është i pasur me shumë lloje të peshqve me disa nga të cilët ushqehet edhe trofta e Ohrit. Kanali në fjalë shërben edhe për parkimin e mjeteve lundruese, kështu që në të shumtën e rasteve vije deri tek derdhja e naftës.
Loading…



