Organizata Humanitare ‘El-Hilal’ organizon ekskurzion dy javor në qytetet e Stambollit dhe Bursës për 45 fëmijë jetimë. Sipas organizatorëve, eksurzioni ka karakter edukativ, pasi u mundëson fëmijëve që të mësojnë vende të reja dhe të socializohen mes vete.
“Ne jemi mysafir të Bursës dhe qytetit të Stambollit. Ky ekskurzion ka karakter edukativ, rekreativ mund të themi edhe arsimor për arsye se nëpërmjet këtij eksuurzioni, ne dëshirojmë që këta 45 fëmijë jetima dhe 5 edukatorë që i shoqërojnë, dëshirojmë që të arrijmë një qëllim, t’I afrojmë këta nxënës të shoqërohen por, edhe të njoftohen me bukurit e qytetit të Bursës dhe të Stambollit”, tha nënkryetari i OH ‘El-Hilal’, Talat Sadiku.
Fëmijët që edhe viteve tjera kanë qenë në eksurzion me këtë organizatë janë ndarë të kënaqur nga koha e kaluar atje.
“Unë në Turqi shkoj për të dytën herë dhe jam shumë i lumtur që shkoj. Gëzohemi shumë kur jemi atje”, tha njëri prej pjesmarrësve në ekskursion.
“Jam shumë e lumtur nga ky organizim, është hera e dytë që shkoj. Është një ndjenjë e mirë me udhëtu me jetimat dhe shumë jam e kënaqur”, tha një pjesmarrës tjetër.
Ky është viti i shtatë që ‘EL Hilal’ organizon eksurzion të këtillë, ndërsa projketi financohet edhe nga qyteti i Bursës.
Teuta Buçi /SHENJA/
OH “El Hilal” dërgon jetimët në ekskursion by tvshenjaofficial

