Kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, gjatë takimeve të rëndësishme që po i zhvillon në Asamblenë Parlamentare të NATO-s u takua me shumë politikanë dhe diplomatë të rëndësishëm botërorë, si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Zëvendëspresidentja e Senatit Francez, Helene C.- Mouret, takim me kryetaren e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Moon Madeleine, takim me dy kongresmenët amerikanë – Gerald E. Connolly dhe Brendan Boyle, takim me diplomatin e rëndësishëm britanik, Ben Wallance dhe gjithashtu ka realizuar takim edhe me delegacionin e Shqipërisë, nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu.
Nëpër mediat shqiptare këto takime të rëndësishme të kryetarit të Alternativa-s, po perceptohen si ” ofenzivë diplomatike” të Afrim Gashit, në kohën kur këto ditë pritet edhe fati euroatlantik i Maqedonisë së Veriut, e cila së shpejti pritet të merr dritë jeshile nga shtetet anëtare të NATO-s dhe BE-së.