Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mbrëmë ndau çmimet për Sipërmarrësin e vitit 2016, i cili këtë vit shënoi jubileun dhjetëvjeçar, në të cilin u shpallën sipërmarrësit më të suksesshëm nga ndërmarrjet mikro dhe të vogla në Maqedoni.
OEMVP manifestimin e organizon në bashkëpunim me Fondacionin Zhvillimor të Maqedonisë për Ndërmarrjet (FZHMN) dhe Lidhjen e Odave Ekonomike (LOE). Bashkëorganizator është Qendra Kombëtare për Zhvillim të Inovacioneve dhe Mësimit Sipërmarrës (QKZHIMS), ndërsa mbahet nën patronazhin e Ministrisë së Ekonomisë të Maqedonisë.
Në kategorinë mikro kompani çmimi i parë shkoi për Hotel Scardus nga Tetova dhe pronarin Hashim Hasani, kompani anëtare e OEMVP-së, çmimin e dytë e fitoi kompania Çoko Avijators nga Shkupi dhe Biljana Kuklovski, ndërsa në kategorinë kompani të vogla çmimi i parë u ndajt për kompaninë Sofa Studio nga Shkupi dhe pronarin Dean Badarevski, ndërsa çmimi i dytë për kompaninë EvroSurovina PA nga Manastiri dhe Vasko Bërdarovski.
Jemi këtu të përkrahim në formë simbolike dhe të promovojmë ato sipërmarrës që shënuan vitin 2016, sepse suksesi i tyre është motivim për sipërmarrësit e rinj dhe sipërmarrësinë e vendit në përgjithësi, për gjithë ato që kanë ide mirëpo ende kanë dilema nëse ja vlen të investohet në vend. Së pari, dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për misionin dhe rolin që Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore tregoi në këto 10 vite të kaluara, duke qenë një zë dinjitoz i sipërmarrsisë pranë qeverisë, në mbrojtjen e interesave të biznesit dhe njëkohësisht si një partner konstruktiv i qeverisë në sygjerimet dhe idetë e vlefshme për përmirësimin e reformave, në kuadër të klimës së biznesit dhe më gjerë. – theksoi Kryetari Nebi Hoxha në fjalimin e tij të rastit.
Të dhënat sigurohen nga Regjistri Qëndror i RM, ndërsa përzgjedhja bëhet edhe përmes një pyetësori të plotësuar nga kompanitë, analizave në terren dhe bodimit përkatës, sipas kritereve të vendosura paraprakisht.
Data 24.09.2026
Aktuale
- “Vlora Hyseni duhet të ishte në burg”, Edison Lika: Deputetët e krimit dhe të Ballukut do t’i presim gjithnjë me vezë e domate!
- Raport i OKB-së: Ekonomia e Gazës ka hyrë në “krizën më të rëndë të regjistruar ndonjëherë” në botë
- “Rama është frikacak!”, Protestuesi: Kur fadromat shembnin shtëpitë e 5 Majit dhe Astirit, Belindës i rritej koleksioni i apartamenteve! Shteti ka vendosur 20% TVSH për qumështin dhe 0% për shishet e verës së Agasit
- Janevska: Për dy vite në arsim janë investuar 70 milionë euro
- Nis protesta te Kryeministria / Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Ergys Agasit për t’i shpëtuar policisë! Protestuesit i arrestojnë dhunshëm
- Rrustemi: Prioriteti i LVV-së është zgjedhja e presidentit për stabilitetin e Kosovës
- “Rama e njohu Hysenin me Ergys Agasin”, Basir Çollaku: Rrezikojmë sanksione nga NATO! Ja diskutimi i Ron Yeffet në Kryeministri për trafikun e armëve
- Rreziku i inteligjencës artificiale: OpenAI infiltron portalin e qeverisë australiane


