Të vazhdohet puna e objekteve hotelerike, posaçërisht e atyre në mjediset rurale, të mundësohet angazhim i të rinjve dhe studentëve gjatë sezonit turistik në vend ta braktisin Maqedoninë dhe të punojnë jashtë vendit, ndërsa kategorizimin e hoteleve dhe kapaciteteve tjera të vendosjes ta bëjnë persona kompetent, kërkojnë punonjësit turistik.
Njëherit apelojnë, seminaret, ngjarjet edukative dhe llojet e tjera të aktiviteteve që mbahen në llogari shtetërore, të organizohen në vend, e jo jashtë vendit, që do të thotë mbështetje e drejtpërdrejtë për
sektorin e hotelerisë dhe turizmit.
Kërkojnë edhe të punësuarit jashtë sezonit të lirohen nga pagesa e kontributeve që të mbahen në punë.
“Në të gjitha shtetet me hoteleri serioze, kategorizimin e bën fela, ndërsa te ne e bëjnë trupa joprofesionist, të zgjedhur nga pushteti. Për këtë ka objekte të kualifikuara në mënyrë joadekuate me
atë që e ofrojnë. Kërkojmë zbatim të përvojave evropiane, ndryshim të Ligjit për veprimtarinë hotelerike” theksoi zëvendëskryetari i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Goran Damçevski.
Lidhur me turnet e punës të objekteve hotelerike, Damçevski theksoi se duhet vazhdim i tij, por nevojitet edhe vendosje e aktivitete shtesë për atraktivet më të madh.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për shtrenjtimin ekstrem të kapaciteteve për vendosje para mbajtjes së Superkupës në Shkup, Damçevski theksoi se çmimet e tregut formohen, ndërsa Shoqata
nuk ka ingerenca të ndikojë në këtë segment. Gjithashtu, shtoi, nuk do të thotë se çmimet e larta, që tani promovohen, do të mbeten të njëjta dhe nuk do të korrigjohen.
Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit pranë Odës në qershor dorëzoi Informacion për situatën në sektorin deri te Ministria e Ekonomisë dhe pret takim për shqyrtimin dhe tejkalimin e problemeve.
Data 23.08.2026
Aktuale
- Me disa kilogram më pak, Fifi shfaqet ‘hot’ në pushime
- VLEN: Ali Ahmeti hesht, Islam Abazi mbyll hetimin, kush përgjigjet për 14 viktimat e spitalit modular?
- Mbi një dekadë priti kthimin e tyre, 84-vjeçari nga Pogradeci ndërron jetë pa parë 5 nipërit e mbetur në Siri
- Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi! Identifikohet edhe 45-vjeçarja
- LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare
- QMK: Gjatë 24 orëve janë shuar 23 zjarre, vetëm tetë mbeten aktive
- Tërmet 5.9 ballë në Japoni, mbi 20 të plagosur
- Shkon në katër numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Manzë, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari i plagosur


