Bordi ekzekutiv i Odës së mjekëve organizoi konferencë për media në lidhje me rastin e lehonës nga Dibra, të cilës iu morën tre organe. Përpara gazetarëve dolën 8 anëtarë të Odës sëbashku me kryetaren, mjeken Kalina Grivçeva Stardelova, kësaj radhe pa mjekun Muhamed Asani, i cili është pjesë e bordit e të cilin lehona e fajson për trajtim joadekuad.
“Me ne nuk është doktor Muhamed Asani, të cilit puna në bordin ekzekutiv të Odës së Mjekëve i është ngrirë, derisa i gjithë rasti të qartësohet”, tha Kalina Griçeva Stardelova – Kryetare e Odës e Mjekëve.
Megjithatë asnjëri nga 9 mjekët nuk ishte në gjendje të shpjegojë se përse lehona Jilldiz Veaposka ngeli pa veshkë, vezore dhe mitër. Ata nuk treguan se çfarë thuhet në raportin që doli nga mbikqyrja e këtij rasti, të cilin e ka udhëhequr një staf i formuar po nga Oda e Mjekëve.
“Unë si kryetare e Odës së Mjekëve nuk jam pjesë e komisionit, ndonëse jam kryetarë nuk kam qasje, nuk e kam lirinë që të kem qasje që të lexoj dokumente. Ka ligj për të drejtat e pacientëve ku janë të gjitha të dhënat e pacientëve të mbrojtura”, shtoi Kalina Griçeva Stardelova – kryetare e Odës së mjekëve.
Nga Oda e Mjekëve pretendojnë se Jilldiz Veaposka dhe avokati i saj nuk e kanë karkuar raportin, por se kanë të drejtë ta kenë në dorë. Sidoqoftë, ata inkurajojnë institucionet e tjera të hetojnë çështjen që ka tronditur publikun.
“Avokati i pacientes nuk ka ardhur ta kërkojë. Ka dorëzuar autorizim dhe kërkuar. Nuk është pikërisht ashtu siç thoni ju”, potencoi Ylber Besimi – nënkryetar i Odës së Mjekëve.
Në shtëpinë e doktorit, njëkohësisht edhe drejtor i Spitalit të Strugës Muhamed Asani, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor para një muaji zbuloi Ordinancë të paligjshme Gjinekologjike, të cilën e paraqiti në Prokurorinë e Strugës. Përndryshe kryetarja e Anti-korrupsionit kërkoi nga Oda e Mjekëve që Dr. Asani të shkarkohet nga pozita e drejtorit të spitalit të Strugës. Oda e Mjekëve thotë se nuk e ka këtë fuqi./TV21