Mentor Mellova
Asnjëherë nuk u bë publik dokumentacioni i plotë i obduksionit të trupave të vrarë të pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës më 9 maj të 2015 nga ana e njësiteve speciale maqedonase në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Dyshimet janë se në raportet e Instituteve mjekësore të Shkupit dhe Prishtinës ka shumë dallime, pasi që pesë patologët kosovarë kanë gjetur shumë mangësi në raportet e mangëta që janë bërë nga kolegët e tyre maqedonas, informon INA.
Kjo ka të bëjë sidomos me trupat e të vrarëve Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj.
Prokuroria e Shtetit e Kosovës pasi që ka marrë raportet, për shkak të hetimeve asnjëherë nuk bëri zbardhjen e tyre, por në disa media ishin konfirmuar lëshimet apo misteret e raporteve të obduksioneve të palës maqedonase.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu atëkohë kishte theksuar se gjithçka i kanë dorëzuar Prokurorisë.
“Kemi kryer punën tonë profesionale. Kemi shënuar çdo gjë, dhe kemi fotografuar, pra kemi kryer punën tonë në çdo milimetër, ashtu si parashihet me standardet operative mjekoligjore. Do t’i përpilojmë raportet tona të autopsisë për secilin dhe do t’ia dorëzojmë Prokurorit të Shtetit, sepse etika profesionale e do kështu. Nga etika profesionale nuk më lejohet të flasë më shumë. Prokurori i Shtetit do të njoftohet me hollësitë për çdo gjetje që e kemi pasur në secilin trup”, ka thënë Gërxhaliu. (24.05.2015)
Lidhur me mangësitë në raportet e obduksioneve ka folur edhe avokati Naser Raufi.
Raufi ka theksuar se vërtetim më shumë janë obduksionet e liderëve të grupit që nuk kanë as distancën e të shtënave dhe as orën se kur ka ndodhur vdekja edhe pse një gjë e tillë është diçka shumë e lehtë për ekspertët e mjekësisë ligjore.
“Ekziston metodë shkencore e cila me saktësi mund të vërtetojë se prej çfarë distance është vrarë ndonjë person. Është tepër e dyshimtë se pse kjo metodë nuk është përdorë në këtë rast. Kjo mund të ketë lidhje me atë që e thash se mund të ketë pasur likuidime të pjesëtarëve të grupit pasi janë dorëzuar”, theksoi për INA, Naser Raufi.
KMDLNj në Prishtinë ka kërkuar që në rast të mos përputhjeve të rezultateve të autopsisë midis ekspertëve maqedonas dhe kosovarë të bëhet një superekspertizë nga ekspertët ndërkombëtarë e që nuk do të kontestohej nga askush. Por ky propozim i tyre vetëm ngeli në letër, pasi që ende është në lojë hetimi ndërkombëtarë, që është kërkuar edhe nga autoritetet politike të Prishtinës dhe Shkupit.
Trupat e pajetë të 9 shtetasve të Kosovës, të vrarë në Kumanovë pas disaditëve të majit të 2015 i ishin dorëzuar autoriteteve të Kosovës. Bëhet fjalë për: Xhafer (Hysen) Zymeraj, Beg (Miftar) Rizaj, Mirsad (Osman) Ndrecaj, Valon (Selim) Kabashi, Turgaj (Mehmet) Gashi, Samid (Bajram) Kastrioti, Hysen (Latif) Rushiti, Fatlum (Kadri) Vishesella dhe Arben (Qerim) Rexhaj. (INA)
Data 12.07.2025
Aktuale
- Emërohen drejtues të rinj në 3 komisariate të vendit, mes tyre një grua (EMRAT)
- Provokime në Srebrenicë – në ditën e përvjetorit të gjenocidit, serbët festojnë me muzikë nacionbaliste
- Toshkovski: Arsovska gënjeu kur tha se u sulmua para punonjësve të policisë
- Eurodeputeti Kovaçev për sulmin ndaj Arsovskës: Një tjetër sulm ndaj një shtetase bullgare në Maqedoninë e Veriut
- Eksploroni përfitimet e jashtëzakonshme të konsumit të kosit çdo ditë
- Në VK Tabanoc dhe Bogorodicë pritet rreth 20 minuta
- Formalizimi në bujqësi, mbi 13 mijë fermerë në skemën e pensioneve! Fieri kryeson për nga numri i kontribuuesve, Kukësi mbetet i tëri informal
- Apple ka një plan ambicioz për produktet e saj të reja