Mundësimi i ndjekjes se mësimeve me libra të shkruar në gjuhën shqipe, duke qenë të vetdijshëm se në cilin shekull jetojmë, duhet të jetë problem i të kaluarës. Fatkeqësisht në Maqedoni ky problem ende është prezente.
Një nga shkollat në të cilën nxënësit shqiptarë po përballen me mungesën e librave në gjuhën amtare, është edhe shkolla “28 Nëntori” në Dibër.
Profesoresha Arbana Qormemeti për Almakos.com, thotë se mungesë të librave në gjuhën shqipe ka viti i parë, i tretë dhe i katërt, ku ceku fizikën, biologjinë, artin figurativ, latinishten etj.
Shpesh, sipas saj, duke mos pasur zgjidhje tjetër, janë vet mësuesit apo nxënësit që i përkthejnë.
Problem të ngjashëm ka edhe shkolla e mesme ekonomike“ Arseni Jovkov” në Shkup. Nxënësit e vitit të tretë të kësaj shkolle, sic shkruajnë mediat në vend, pjesë të programit mësimor kanë 14 lëndë, por tekste shkollore vetëm për 6 prej tyre.
Sipas përllogaritjeve të Lidhjes së Arsimtarëve, të bëra në vitin 2015, vetëm në Shkup rreth 25% e nxënësve shqiptarë përballen me mungesën e teksteve. Sot kjo shifër mund të ketë ndryshuar, por problem ende është i pranishëm.
Nxënës dhe profesorë e gjejnë veten në vështirësi në rrethana të tilla.
Një situatë e ngjashme vetëm pak ditë më parë, u soll edhe ngaTV21 për djaloshin që vinte nga Jabollcishta e Epërme vetëm që mësimet t’i ndjekë në gjuhën shqipe.
Disa herë, gjatë 365 ditëve të vitit, në media shpalosen problem të tilla si: mungesë e librave në gjuhën shqipe, mungesë e shkollave në gjuhën shqipe, libër historie në të cilat ngjarjet tregohen ndryshe, e shumë cështje të tjera problematike.
Shumica parlamentare e cila pritet të formojë qeveri,ka cekur si një nga prioritet e saj arsimin.
Sipas liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, arsimi në vend është në gjendje katastrofale, andaj as kjo sferë nuk do t’u shpëtojë reformave.
Almakos.com