Kanë shpëtuar mrekullisht 8 nxënës dhe mësuesja e tyre nga Maqedonia të cilët përmes programit Erasmus, kanë qëndruar në Turqi, pikërisht në zonën ku ndodhi tërmeti shkatërrues. Babai i njërit prej nxënësve rrëfen për Alsat momentet trishtuese dhe kontaktet pas fatkeqësisë.
“Shumë ka qenë e trishtueshme, tepër ka qenë e trishtueshme, por mblodhëm forcat çka është e shkruar ajo do ndodh. Kur i pash ato ngjarje atje mendoja a thua do i gjendet edhe trupi. Kanë dalë me disa lëndime të vogla, të traumatizuar shumë të trishtuar skajshmërisht por shyqyr mirë kanë shpëtuar. Dje ditën i kanë tërheq nga Karamarashi përmes Ambasadës së Maqedonisë atje. Ndërsa mbrëmë kanë udhëtuar për në Stamboll. Thonë se mirë janë, kanë ca lëndime me këmbën njëri prej shokëve, por mirë janë krejt”, tha Ajet Bexheti. Prindi i njërit prej nxënësve.
Ekipi i televizionit Alsat kontaktoi edhe me disa studentë të Universitetit të Tetovës të cilët, po ashtu përmes programit Erasmus ndodhen në Turqi. Suhejla Hasani nga fshati Gradec i komunës së Vrapcishtit thotë për Alsat edhe pse në Stamboll tërmet nuk ka pasur dhe janë të sigurt, megjithatë natën e kalojnë me frikë pas katastrofës së ndodhur.
“Rrjetet sociale e bëjnë të veten frika ekziston por neve jemi mirë dhe gjendja është stabile, kryesisht jemi mirë. Në Stamboll jemi dy studente, unë dhe kolegeje ime, por në qytete tjera të Turqisë ka edhe studentë të tjerë që kanë ardhur këtu përmes Erasmus. Në dhomë e kemi edhe një kolege që vjen nga Gaziantep pra ku ka ndodhur tërmeti dhe ajo është tejet e shqetësuar por falë Zotit familja e saj ka rezultuar të jetë mirë”, u shpreh Suhejla Hasani. Studente nga Maqedonia në Turqi.
Nga Sektori për Arsim i Tetovës, thotë se në rajonet e goditura nga tërmeti nuk ka më asnjë nxënës nga rajonit i Tetovës ndërsa ata nxënësit që gjendeshin atje sonte në mesnatë pritet të arrijnë në aeroportin e Shkupit. /Alsat
Data 04.11.2026
Aktuale
- FOTOLAJM/ “Shqiponjat” zbarkojnë para Kryeministrisë! Spraj me piper ndaj protestuesve, pasojat i vuajnë edhe vetë efektivët
- Komisioni Evropian (KE) raportoi protestat per provimin e jurisprudences në gjuhën shaipe, të drejtat gjuhësore dhe perfagesimi i drejtë mbeten problem
- Thirrje urgjente për ndihmë: Policia kërkon informacion për 13-vjeçarin e zhdukur nga Deçani
- Shasivari: Vazhdojmë me zbatimin e reformave
- “Protesta do të vazhdojë, s’ka dyshim”, Koçeku: Duhet të marrë formë përfaqësimi dhe të jetë gati me një listë për Kuvendin
- GTA 6: Shkarkimi paraprak nis më 10 nëntor, përgatituni për një hapësirë të madhe
- Irena Beqiraj: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!
- (VIDEO) Gulam: Bullgaria të ndjekë shembullin e Kroacisë, të mos e bllokojë RMV-në



