Më 18 dhjetor, CIVIL dhe Komuna e Gostivarit mbajtën manifestimin multimedial “Së bashku për një të ardhme më të mirë” në Gostivar.
Nxënës nga tetë shkollat fillore të komunës morën pjesë në konkurs me një përzgjedhje të veprave artistike kreative, të cilat u ekspozuan në hapësirat e komunës së Gostivarit.
Me vendim të komisionit vlerësues, kryetari Arben Taravari ndau çmime për pjesëmarrësit më të suksesshëm, ndërsa CIVIL ndau certifikata pjesëmarrje për të gjithë ata që ishin pjesë e këtyre aktiviteteve./Lajmi i plotë.