Nxënësit në autobus sikur peshqit në konservë! Kërkojnë të shpeshtohet autobusi me numër 56 i cili qarkullon në Dërven
Fazile Halili
I stërmbushur deri në hapësirën e fundit, aq sa nuk merret frymë brenda.
Ky është autobusi me numër 56 që kalon në fshatrat e Komunës së Sarajit.
Nxënësit ankohen se situata është e tillë çdo ditë dhe se nuk mund të durojnë më. Madje siç thonë shpesh ndodh që nxënësit nuk kanë mundësi të hipin në autobus sepse nga rrëmuja nuk hapet as dera.
“Problemi jonë është që me autobusin numër 56 bëhen shumë turma të njerëzve dhe nxënësit nuk mund që të hipin dhe të barten nga fshatrat e caktuar deri te shkollat që të ndjekin procesin edukativo arsimor. Shkaku i turmës ka edhe incidente të shumta të cilat janë të ditura edhe për MPB./ Ne kërkojmë që të lëshohen më tepër autobusë të numrit 56”, tha një nxënës.
TV21 pyeti edhe Komunën e Sarajit se a kanë bërë kërkesë te NQP, për lëshimin e më shumë autobusëve.
“Në Komunën e Sarajit, nuk është drejtuar asnjë kërkesë deri sot nga nxënësit. Duke marrë parasysh se në Komunën tonë ka shumë nxënës që udhëtojnë çdo ditë, është e domosdoshme që t’ju sigurohet autobus shtesë. Ne nuk jemi kompetent, por kemi për obligim që këto kërkesa t’i drejtojmë deri te NQP dhe të mundohemi që ky problem të zgjidhet sa më shpejtë”, thonë nga Komuna e Sarajit.
U drejtuam edhe te NQP, por deri në këtë edicion të lajmeve nuk morëm një përgjigje.
Shkaku i kësaj problematike nxënësit humbin orët e mësimit shkaku i mospasjes së transportit.
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:info@almakos.com | almakoss@gmail.com