Në periudhën 2016-2017 janë regjistruar 124 raste të viktimave potenciale për të cilët është kërkuar ndihmë ose informacione, thonë raportet e ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi”.
Numri më i madh i fëmijëve viktima të mundshme përfshin moshën prej 6 deri 14 vjet, ku janë paraqitur 66 raste.
Për fat të keq çdo vit rastet përsëriten për shkak të divorcit dhe dhunës familjare. Edhe këtë vit kemi denoncime për fëmijë të cilët janë viktima të abuzimit seksual. Duhet t’u mundësohet vend i sigurt ku do të mund të bisedojnë për problemet e tyre, sepse kjo është e drejta e tyre – deklaroi Jana Zengovska, Megjashi.
Ambasada e fëmijëve “Megjashi” vlerëson se në Kuvend, gjatë këtij viti, nuk janë përfshirë në masë të mjaftueshme iniciativat që kanë të bëjnë me fëmijët.
Deputetët duhet t’u kushtojnë më shumë rëndësi në të ardhmen të drejtës së arsimit kualitativ, para së gjithash fëmijët të jenë të kyçur në arsimin e obliguar fillor dhe të mesëm pa keqpërdorimin e mundit të fëmijëve. T’u kushtojnë vëmendje fëmijëve pa dokumente, që nuk figurojnë në shtet dhe nuk mund të ushtrojnë asnjë të drejtë – theksoi Dragi Zmijanac, Megjashi.
Raporti në suazat e projektit “Implementimi i Konventës për të drejtat e fëmijëve në Maqedoni” i ambasadës së fëmijëve Megjashi në bashkëpunim me organizata tjera parasheh ndjekjen e punës së Kuvendit me qëllim përmirësim të të drejtave të fëmijëve.
Almakos.com
D.K.