
Javën e kaluar 4.195 persona janë prekur nga gripi, ndërsa vitin e kaluar në të njëjtën kohë numri I të prekurve nga gripi ka qenë 109 persona, që done të thotë se këtë vit numri i të sëmurëve është për 40 herë më i madh tregojnë të dhënat e Institutit për Shëndet Publik.
Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se numri i rasteve të regjistruara edhe këtë javë e kalon kufirin e aktivitetet sezonal, ndërsa aktiviteti i virusit të gripit është në nivel të lartë të mesëm.
Numri më i madh i personave të prekur është në Shkup- 728, në Veles- 560 dhe në Tetovë 529 persona të sëmurë.
Prej të gjithë rasteve, 66.1 për qind të prekurve janë të moshës prej 15 deri 54 vjeçare. /SHENJA/