
Të punësuarit në klinikën e Stomatologjisë, mjekët, motrat medicinale dhe personeli tjetër, e kanë mbyllur drejtorin ekonomik të kësaj klinike në zyrën e tij sepse ende nuk ua ka lëshuar pagën për muajin nëntor, raporton 24vesti, transmeton SHENJA.
Kur të punësuarit janë tubuar para zyrës së drejtorit ekonomik, Dejan Ilioski, thonë se ai u është drejtuar me arrogancë, dhe me këtë rast një pjesë e të punësuarve janë nisur drejt tij për ta sulmuar, ndërsa ai është mbyllur në zyrë. Të punësuarit thonë se situatën e ka qetësuar drejtori i klinikës, Arijan Daci, ndërsa të punësuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes pasi u është premtuar se rrogat do t’i marrin që sot.
Çdo ditë na thonë në ora 16, ndërsa në ora 16 nuk ka asgjë, dhe kështu të mos ishim mbledhur sot sërish nuk do të kishim rrogë”, tha një e punësuar në klinikën e Stomatologjisë.
“Me sa duket problemi ka qenë në grevën e mjekëve, ajo grevë është mbajtur gjatë kohës së pauzave, ne të gjithë kemi nënshkruar se vijmë dhe shkojmë në kohë në punë, nuk ka pasur asnjë pengesë në punë”, tha një i punësuar tjetër në këtë kronikë.
Ilioski nuk deshi të prononcohet para mediave, ndërsa drejtori i Stomatologjisë, Arijan Daci, për 24vesti tha se e konfirmoi se ende nuk janë lëshuar pagat për muajin nëntor, por tha se bëhet fjalë për probleme administrativë të lidhura me grevën e mjekëve. Klinika Stomatologjike në gjashtë muajt e vitet e fundit vazhdimisht zhytet në borxhe dhe tani është njëra nga klinikat me më shumë borxhe.