Javën e ardhshme nuk do të ketë takim në Nju Jork mes negociatorëve Vasko Naumovski dhe Adamantios Vasilakis me ndërmjetësin Matthew Nimetz.
Takimi i negociatorëve nga Maqedonia dhe Greqia me ndërmjetësin Methju Nimetz tani do të zhvillohet në dhjetor në Bruksel, ndërkaq anulimi ishte me kërkesën e palës greke për shkak të arsyeve teknike.
Mediat greke një ditë më herët shkruajtën se ndërmjetësi Nimetz do të dalë pas një kohe të gjatë me një propozim konkret për emrin, dhe se ka optimizëm rreth procesit këtë e deklaroi dhe Ministri i Jashtëm Dimitrov, dhe Kryeministri Zaev.
Ndyshe, Zaev deklaroi se që në mbrëmjen e ditës së njëjtë më arriti një informacion se është anuluar, me siguri nga dikush nga përfaqësuesit që marrin pjesë në ekip. Takimi është menduar me qëllim që ndërmjetësi Nimic, i cili është organizator i saj, të shihet me ekipet negociuese, nuk është në nivelin politik të ministrave, kryeministrave, kryetarëve të shteteve dhe ngjashëm. Për këtë do të presim që ai t’i konfirmojë datat përfundimtare”, tha Zaev në pyetjen e gazetarëve pas dorëzimit të donacionit qeveritar për Klinikën për gjinekologji.
Takimi i përfaqësuesve të Greqisë dhe të Maqedonisë me ndërmjetësin Methju Nimic që është dashur të mbahet më 20 apo 21 nëntor është anuluar dhe me siguri do të mbahet gjatë dhjetorit./Almakos

