Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, me makinën e tij 20-vjeçare “Fiat Punto” i ka paraprirë protestës me makina në mbështetje të burgosurve për dhunën në Kuvend më 27 prill.
Militantët e VMRO-DPMNE-së sot pasdite në shenjë mbështetje të të burgosurve për ngjarjet e 27 prill, në ora 18:30 në frontin e sallës sportive “Jane Sandanski” organizoi një konvoj proteste të makinave që kanë lëvizur nëpër rrugët e Shkupit.
Konvoji i makinave ka kaluar në disa rrugë dhe tek ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë deri tek Gjykata Themelore Shkup 1 – Shkup.