Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka deklaruar se BDI dhe Ali Ahmeti po frikësohen nga zgjedhjet lokale dhe ekziston mundësia që t’i bojkotojnë ato.
Sipas tij, në komunat kryesore kanë problem që të gjejnë kandidatë.
“Ne e shohim çdo ditë e më shumë se z.Ahmeti është i frikësuar nga zgjedhjet lokale dhe bënë çdo gjë të pamundur t’i ikë zgjedhjeve lokal edhe t’i bojkotojë ato. Informatat e tona janë se brenda BDI-së seriozisht diskutohet që mos të marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe ne këtë e shohim vetëm një lëvizje të z.Ahmeti në drejtim të krijimit të alibisë së mos të marrë pjesë në zgjedhje. Rasti i Tetovës dhe shumë komuna të tjera, ata e kanë problem të gjejnë kandidatë për të dalë në zgjedhje, për të garuar. Kjo është gjithashtu edhe në Strugë, Kërçovë, Gostivar dhe Çair. Pra në komunat kryesore, me situatën që ballafaqohen ata, nuk mund të gjejnë kandidatë dhe nuk mund të organizohen për të marrë pjesë në zgjedhje sepse, fatkeqësisht për ata, njeriu kryesor që ua organizonte gjithë kampanjën zgjedhore është në ekzil. Jo rastësisht ata kërkojnë, kanë një kërkesë që është jologjike dhe e papranueshme që bashkë me zgjedhjet lokale të vijnë edhe ato parlamentare dhe e dijnë që kjo kërkesë nuk do të pranohet”, tha Kasami
Data 15.11.2026
Aktuale
- Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN
- Digjet tërësisht një barakë në Shkup, brenda gjendet trupi i pajetë i një burri
- Përparim Rama sfidon Kurtin me video të inteligjencës artificiale
- “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin
- Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve
- Kina bën histori me fluturimin e parë të avionit elektrik CE-25A
- Tragjedia në Mal të Zi: Një kosovar humb jetën në aksident trafiku
- “I ke parë fëmijët si bankomate” – Përplasje e ashpër mes Jonida Maliqit dhe psikologes Anjeza Dishnica



